Policia jep detaje për konkursin e ri (Video)

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policor.
Përmes një video, organi më i lartë i sigurisë në vend, ka inkurajur në veçanti të gjitha femrat e komuniteteve të ndryshme që t’i bashkëngjiten PK-së.
Ndërsa, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka ftuar gjithë qytetarët e Republikës të jenë pjesë e këtij konkursi.
“Policia e Kosovës çdo ditë po bëhet më e fort dhe më e besueshme. Me inkuadrimin e gjeneratave të reja në radhët tona synojmë që rendi dhe siguria të avancojnë edhe më tej prandaj për të gjithë ju shpall të hapur konkursin për zyrtarët policor dhe ju ftojmë të na bashkangjiteni”, ka thënë ai.
Inkurajimi i femrave për aplikim!
Publiée par Kosovo Police sur Mercredi 18 avril 2018