Lladrovci në fushatë zgjedhore, takon të rinjtë e këtij fshati

Në Terstenik të Drenasit është mbajtur kuvendi zgjedhor i rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Me ç’rast janë zgjedhur organet drejtuese të Rinisë Demokratike në këtë nëndegë.
Të pranishmit me fjalë rasti i përshëndeti Ramiz Lladrovci, i cili theksoi: “Ju keni hedhur padyshim një hap në drejtimin e duhur. Sepse përkushtimi ndaj të rinjve është jetik në një shoqëri demokratike. E tillë është, Partia Demokratike e Kosovës e cila ka vizion të qartë për mbështetjen dhe krijimin e mundësive për rininë. Ne jemi të vetëdijshëm se, të rinjtë janë ndër resurset më të rëndësishme të vendit”./DrenicaOnline/