Aksident në Prishtinë, vetura e policisë përplaset me një civile në semafora (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte te semaforët afër qendrës së studentëve në Prishtinë, raporton Indeksonline.
Vetura e Policisë së Kosovës dhe një veturë me targa civile janë përplasur mes veti duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë Policia Rrugore e cila është duke u marrë me rastin.