Lladrovci: Të rinjtë janë fuqia jonë e artë

Zgjedhjet e brendshme në Rininë Demokratike të Kosovës dega në Drenas, kanë vazhduar dje në nëndegën e Komoranit.
Në këtë rast janë zgjedhur strukturat udhëheqëse të nëndegës dhe delegatët për kuvendin zgjedhor të RDK-së në nivel të degës.
Të pranishmit i përshendeti Ramiz Lladrovci, i cili mes tjerash theksoj se “PDK këtë proces e konsideron, ndër detyrat më të rëndësishme të radhës, me qëllim të hapjes së mëtutjeshme të partisë drejt vlerave të reja me integrimin e të rinjëve, sepse të rinjtë janë fuqia jonë e artë”.
Ndërsa, përfaqësuesi i nivelit qendror Bujar Cakolli në fjalën e tij potencoj se “Rinia, është forca e gjallë dhe aktive e një vendi, prandaj me kënaqësi jam sonte në mesin tuaj, në mesin e të rinjve, forcës së parë të lokomotivës së PDK-së dhe dekades së re të Kosovës”.