Rinia e PDK-së mblidhet në Baicë, zgjidhet kryesia dhe kryetari

Sot, vazhduan zgjedhjet e Rinisë Demokratike në nëndegën e Baicës. Në këtë rast u zgjodhen strukturat e reja, kryesia 9 (nëntë) anëtarë. Egzon Zariqi, mori besimin e të rinjve për ta udhëhequr Rininë Demokratike në këtë nëndegë. Po ashtu, u zgjodhën 6 (gjashtë) delegatë që do ta përfaqësojnë nëndegën e Baicës në kuvendin e të rinjve në degë.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve, z. Ramiz Lladrovci, theksoi: “Rinia është begatia e një shteti. Rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, zhvilluar shtetin. Dekada e re, e shtetësisë sonë është zhvillim, integrim e gjithë kjo realizohet me besim në Partinë Demokratike të Kosovës”.