Mosmarrëveshje mes dy personave në Llapushnik, përdoret edhe arma e zjarrit

Një person nga Llapushniku i Drenasit ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ka pasur të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja kalibër 7.65mm, e më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/