Filloi mirëmbajtja e këtyre rrugëve në Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka filluar implementimin e projektit “Mirëmbajtja e rrugëve të rendit të IV”.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë fillimisht ka pranuar kërkesa nga qytetarët e komunës sonë, pasi komisioni ka dal në teren dhe ka verifikuar gjendjen e rrugëve të rendit të IV, kanë filluar punimet në mirëmbajtjen e rrugëve në Komoran III, përkatësisht Lagja Alushani dhe Obria.

Projekti do të vazhdon edhe ditëve të ardhshme duke iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve tanë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë