Vëllezërit nga Drenica hapin diskon shqiptare në Danimarkë

Vëllezërit Nezir e Agron Dajakaj nga Drenica dhe Mentor Memishi që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë së shpejti do të hapin edhe diskon në Kopenhagën.
Diskoteka që emri i saj do të jetë “Duplex Beach Club” do të lëshohet për herë të parë me 12 maj në orën 22:00 dhe do të jetë e hapur deri në ora 03:00 dhe adresa e saj është “Færgehavnsvej 35 2150 Copenhagen, Denmark”.
Dajakaj ka thënë se lokali është gjigant dhe dy sallat kanë hapësirë 3900 m2 dhe ndodhet në bregdet.
“Ne i njoftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Danimarkë se nga maji do të hapet disko e parë shqipe dhe se në mbrëmje do të përformojnë live këngëtarët shqiptar si dhe DJ do të jetë gjithashtu shqiptar”, ka deklaruar biznesmeni dhe humanitari Nezir Dajakaj.
Ai i ka ftuar të gjithë shqiptarët që ta vizitojnë këtë club sepse do të jetë i veçantë dhe do të jetë adresa e vendtakimit të të rinjve shqiptarë./Indeksonline/