Shpend Ahmeti, pjesë e partisë së re

Ndër anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që u larguan të fundit në VV ishte Shpend Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës, nuk ka pranuar të flas për mundësinë që të i bashkohet një subjekti të ri.
Por, një gjë të tillë e zbuluar ish kryetari i VV-së, VIsar Ymeri, që po ashtu ka edhe lidhje familjare me Ahmetin.
Në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjini, deputeti nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri, ka thënë se GDP, ka pranuar se Ahmeti do të jetë pjesë e partisë së re.
“Natyrisht se po. Kemi takime të shpeshta e të rregullta. Besoj se kur të formohet subjekti, Shpendi do të jetë pjesë”, deklaroi Ymeri./Express