Aksidenti fatal në Arllat, Policia jep sërish detaje

Policia e Kosovës ka dhënë sërish detaje për aksidentin e ndodhur mbrëmë në Arllat të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë rreth orës 20 e 20 nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i cili ka mbetur i vdekur në vendngjarje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë