Foto nga aksidenti fatal në Arllat (Foto)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Arllat të Drenasit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, me ç’rast ka mbetur i vdekur një këmbësor.
DrenicaOnline ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku jetën ka humbur një 81-vjeçar nga Tropoja e Shqipërisë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe autoambulanca.
Personi që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga Policia dhe po mbahet në stacion./DrenicaOnline/