Zjarr i madh në Sankoc të Drenasit, intervenojnë policia dhe zjarrfikësit

Një mashkull ka informuar Policinë e Kosovës se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë rreth 2 hektarë pyll në fshatin Sankoc të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që kishte shpërthyer të dielën në orën 13 e 40.
Policia e Kosovës në raportin e saj për media ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./DrenicaOnline/