Të martën akademi përkujtimore për Dr. Hafir Shalën

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se me rastin e 20-vjetorit të zhdukjes së Dr. Hafir Shala, i kidnapuar nga sigurimi shtetëror serb më 10 prill 1998, Komuna e Drenasit organizon Akademi Përkujtimore.

Akademia Përkujtimore mbahet të marten, më 10 prill 2018, duke filluar nga ora 15:00, në Sallën e Kulturës në Drenas.

Në këtë akademi do të shfaqet për herë të parë film-dokumentar për jetën dhe veprën e Doktor Hafir Shalës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë