Policia jep detaje për veturën që goditi gruan shtatzënë në Prishtinë

Para pothuajse një ore, në rrugën “Vëllezërit Fazliu” që gjendet në Kodrën e Trimave në Prishtinë, një veturë ka dalë nga korsia dhe ka goditur dy këmbësorë.

Express ka raportuar për rastin dhe nga dëshmitarët ka mësuar se një nga të lënduarat ishte grua shtatzënë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin për Express dhe ka dhënë detajet:

“Me datën 07.04.2018 rreth orës 09:30 në rr. “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur aksident i komunikacionit rrugor në mes të një veture në lëvizje, një veture e parkuar jashtë rrugës dhe dy këmbësorëve”, ka thënë policia.

Viktima, me iniciale E.B e lindur më 1982 ka pësuar lëndime të rënda, thotë policia dhe personi tjetër i lënduar është me iniciale Sh.K, i lindur me 1969.

Por, nga ky aksident mbeti e lënduar edhe shoferja e automjetit të tipit “Pezho”, L.P.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e trafikut e cila ka menaxhuar rastin. Të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar zyrtaret policor që të dyshuarën ta ndalojnë për procedura të mëtutjeshme”, thotë policia për Express.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë