E godet gruan me çekan në Drenas

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me çekan bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton DrenicaOnline.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vrasja në tentativë apo dhuna në familje kishte shpërthyer pas një mosmarrëveshje mes çiftit të enjten pasdite.
Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me këtë rast./DrenicaOnline/