Tre muajt e parë të këtij viti: 17 të vdekur, mbi një mijë aksidente trafiku me të lënduar

Tremujori i parë i këtij viti ka shënuar rënie të aksidenteve me fatalitet krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë muajve janar, shkurt, dhe mars kanë humbur jetën 17 persona në aksidente të ndryshme në Kosovë, ndërsa vitin e kaluar gjatë këtij tre mujoti kanë vdekur 21 persona në trafik, raporton Gazeta Express.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar Gazetës Express, në tremujorin e parë gjithsej 1310 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Lëndime kanë pësuar 2661.
Përderisa 2086 akisidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Aksidentet fatale kanë shënuar rënie, janë rritur aksidentet me persona të lënduar, krahasur me vitin e kaluar. Janë 110 aksidente më shumë me persona të lënduar gjatë këtij tre mujori sesa të atij të vitit të kaluar.
Po ashtu janë shqiptuar mbi 85 mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
“Gjatë tremujorit të parë të këtij viti Policia ka shqiptuar 85 mijë 332 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor”, thuhet në një përgjigjje elektronike të Policisë së Kosovës për Gazetën Express.