Qytetarët e Drenasit të kënaqur me shërbimet e Emergjencës

Qytetarët e Drenasit janë mjaftë të kënaqur me shërbimet e Emergjencës edhe përkundër asaj se vetëm një mjek është kujdestar.
Orari është i mjaft i gjatë por mjeku kujdestar është në gjendje të rrijë në orarin e punës rreth 14 orë, transmeton DrenicaOnline.
Ndryshe ditë më parë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” e vizitoi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka vizituar të gjitha sektorët e kësaj qendre dhe ka përgëzuar punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor.
Lladrovci gjatë kësaj vizite ka thënë se do të përkrahë shërbimin shëndetësor në Drenas duke përmirësuar të gjitha shërbimet.
Kujtojmë se QKMF-ja në Drenas, që nga muaji mars i këtij viti ka ndryshuar orarin e punës dhe tani shërbimi ne të gjitha sektorët kryhet deri në ora 21:00./DrenicaOnline/