Drenas, nga ky muaj nis ndarja e mbeturinave të riciklueshme

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Drenas, në bashkëpunim me GIZ-SMS në aktivitetet në vazhdimësi ka informuar qytetarët më qëllim vetëdijesimin për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.
Informimi i banorëve (ekonomive familjare) u në banesa kolektive dhe biznese për fillimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, transmeton DrenicaOnline.
Në kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim”, u informuan qytetarët, së nga fundi i muajit Prill, do të filloj procesi i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme (letër-karton, plastikë dhe metal-alumin), në burim.
Informimi u realizua afër pikave të grumbullimit të mbeturinave të cilat janë rregulluar nga ana e GIZ-SMS në qendër të komunës së Drenasit nga anëtarët e Klubeve të Gjelbra të shkollave në pilot projekt./DrenicaOnline/