Albin Kurti ia jep ushqimin e tij Haradinajt

Pavarësisht se janë kundërshtarë politikë, si duket kur bëhet fjalë për ushqim kjo nuk e pengon aspak kreun e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti

Kurti është njëri prej opozitarëve më të zëshëm e më kritikues karshi kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, por sot ky gjest i tij është mjaft befasues.

Madje vetë Haradinaj është befasuar nga ky gjest, pasi që fillimisht ai kishte ngrënë simiten (kifle) e tij, Haradinaj ishte aq i uritur sa që e pyeti Kurtin nëse mund të hante edhe simitet që ishin të servuara për të.

E tërë kjo ngjarje ndodhi sot në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë