Banorët e Orllatit ankohen për rrugën, komuna ka ndarë mjetet për të (VIDEO)

Rruga që lidhë fshatin Orllat me Malishevën është dëmtuar shumë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Banorët e zonës thonë se gjendja e tillë është që nga viti i kaluar dhe se shpeshherë janë shkaktuar edhe aksidente, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra i tha Klan Kosovës përmes telefonit se janë në dijeni për gjendjen e kësaj rruge dhe se buxheti për ta rregulluar atë, tashmë është ndarë.

Sipas tij, shumë shpejt do të hapet tenderi dhe më pas kur të kryhen procedurat, do të fillojnë punët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë