Komuna e Skenderajt e përkushtuar për menaxhim më të mirë të mbeturinave

Komuna e Skenderajt është në fazen e parë të implementimit të Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Një ndër objektivat e këtij plani është edhe zgjerimi i sherbimit të menaxhimit të mbeturinave, andaj bazuar në objektivat e këtij plani, Komuna e Skenderajt ka investuar në blerjen e nje sasie te kontenjerëve për mbeturina të tipit 120 litërsh në mënyr që t’i realizojmë objektivat dhe obligimet që dalin nga ky plan.
Komuna e Skenderajt, ka shpërndarë një sasi rreth 1000 kontenjerëve të mbeturinave të tipit 120 litra, investim ky i Komunës së Skenderajt .
Kontenjerët janë shprendarë në disa pjesë te Qytetit dhe disa fshatra sipas prioriteteve që janë përcaktuar në Planin Komunal dhe sipas klientëve që janë në shërbim.
Kjo sasi e kontenjereve nuk është e mjaftueshme për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo bazuar në Memorandumin e bashkëpunimit në mes Komunës së Skenderajt dhe Giz-it Gjerman, së bashku do të shqyrtojmë mundesinë që edhe në të ardhmen të investohet në blerjen e kontenjerëve dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhim sa më të mirë të mbeturinave.
Pavarësisht nga kërkesat dhe gatishmerisë së qytetarëve për të hyrë në shërbim, sfiduese mbeten kapacitetet e Kompanisë “Uniteti”- njësia në Skenderaj për të ofruar sherbim cilësor, andaj Komuna e Skenderajt në të ardhmen do të ngrisë kapacitet për menaxhim të mbeturinave.
E gjitha kjo punë që ështe duke u realizuar është për ngritjen e vetëdijësimit për një mjedis sa më të pastër.