Komuna e Drenasit ka një kërkesë urgjente për banorët e blloqeve, I, II dhe III

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, njofton banorët e blloqeve I, II dhe III të ndërtesave kolektive në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, të cilët kanë vendosur pengesa në parkingun publik pa leje të Komunës me qëllim të rezervimit të vend-parkimit për veturat e tyre personale, janë të obliguar që në afatin prej tre (3) ditësh të largojnë nga parkingu këto pengesa.
Në të kundërtën do të largohen nga Drejtoria e Inspeksionit dhe personave që kanë vendosur këto pengesa do të gjobiten./DrenicaOnline/