Arrestohet një person në Drenas

Një person është arrestuar të hënën pasdite në Drenas pasi ndaj tij autoritetet kishin lëshuar urdhër arrest.
Policia e Kosovës në raportin për media ka bërë të ditur se pas arrestimit të të kërkuarit i njëjti menjëherë është dërguar në Burgun e Dubravës, transmeton DrenicaOnline.
“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykatës Themelore në Prishtinë-dega në Drenas, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Policisë./DrenicaOnline