Prishtinasi e pa mbrëmë tmerrin me sy

Katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda në një shtëpi në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore.

E gjithë ngjarja sipas viktimës ka ndodhur të dielën në orët e hershme të mëngjesit.

“Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë