Mblidhet kryesia e Nisma-s në Drenas, ja çka është diskutuar (Foto)

Kryesia e degës së Nisma Socialdemokrate në Drenas mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, ku prezent ishte edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoti.
Në këtë mbledhje në përgjithësi u diskutua gjerësisht për zhvillimet aktuale politike si dhe për angazhimet dhe aktivitetet politike të NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Nisma Socialdemokrate:
Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar anëtarë dhe përkrahës të NISMA Socialdemokrate, ju njoftojmë se sot Kryesia e degës në Drenas mbajti mbledhjen e saj të rregullt, ku me prezencën e tij na nderoi mysafiri nga Kryesia qendrore e partisë, Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e NISMA’s z. Enver Hoti.
Me ketë rast në përgjithësi u diskutua gjerësisht për zhvillimet aktuale politike si dhe për angazhimet dhe aktivitetet politike të NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas. NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar në zhvillimin e politikave të drejta lokale dhe qendrore gjithmonë në favor të interesave të qytetareve tanë konform platformës sonë politike socialdemokrate.