S’kishte siguri në punë, ra nga ndërtesa, sot vdiq 23 vjeçari

Mungesa e mbrojtëseve ku vendoseshin skelet dyshohet se u bë shkaktare e vdekjes së 23 vjçarit nga Malisheva, Gentian Krasniqit, në vendin e tij të punës. Ai ra nga kati i shtatë i një ndërtese në „Rrugën B“ në Prishtinë, mëngjesin e ditës së shtunë.
Kompania ku punonte i lënduari ka të regjistruar vetëm dy punëtorë. Punëtorët e kompanisë së ndërtimit “Diellona” kishin ndërprerë punën në orët e hershme të mëngjesit, pasi njëri nga kolegët ishte rrëzuar nga kati i 7-të.
Gentian Krasniqi, 23-vjeçar po luftonte për jetën në emergjencën e QKUK-së. Ndërsa sot ndërroi jetë. Lajmin për vdekjen e këtij të riu për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Për më shumë ndiqeni kronikën e djeshme të realizuar nga T7: