Policia jep detaje për 22 vjeçarin që ra nga ndërtesa

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “B”, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës.
“Një burrë derisa po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-jep-detaje-per-22-vjecarin-qe-ra-nga-ndertesa-ne-prishtine-518808/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright