Lajm i mirë për ata që kalojnë në ”Rrugën e Kombit”

Këtë të diele, kalimi në pikën e koncesionarit në Rrugën e Kombit kryhet normalisht dhe pa pagesë, ndryshe nga një ditë më parë kur qarkullimi u paralizua për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë.

Ndërtesa e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit i ngjason një godine të bombarduar.

Pranë sporteleve të shkrumbuara nga zjarri qëndron vetëm një patrullë e Policisë Rrugore, ndonëse për shkak të motit të rënduar me reshje të dendura shiu nuk ka ndonjë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve në rrugë.Gjithashtu, deri mesditën e së dielës nuk kishte nisur asnjë punë për të riparuar dëmet.

Gjithçka ishte lënë ashtu siç mbeti pasi protestuesit e pushtuan.

Një ditë më parë, në këtë vend ndodhi një përleshje e ashpër e protestuesve me policinë. Pas tërheqjes së uniformave blu, protestuesit shkatërruan impiantin dhe i vunë edhe zjarrin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë