Drejtori i Bekim Jasharit kërcënon asambleistin e Kuvendit komunal

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Skenderajt Ramiz Shala, e ka kërcënuar asambleistin Malsor Bejta, ky i fundit ka publikuar edhe bisedat në të cilat shihet se janë përdorur fjalë ofenduese e kërcënuese të cilat e kanë quar që ky i fundit të raportojë rastin edhe në Polici.
Bejta në lidhur me këtë bisedë ka thënë se nuk ka ndodhur për herë të parë, kjo pasi që edhe më parë ka marrë kërcënime nga njerëz të afërt me kryetarin e komunës së Skenderajt, shkruan “Magazina.al”.
Lexojeni statusin e tij te plote:
“Ky eshte Drejtori i Drejtorise per Kulture, Rini dhe Sport, njeherit zedhenesi i Komunes se Skenderajt, i cili mu drejtua para pak oresh me ofendime e kercenime.
Nuk eshte hera e pare qe njerez te afert te Kryetarit te Komunes me kercenojne…
Rasti është i raportuar ne Policine e Kosoves. Ja disa perla nga ideollogu i qashtjes…”, ka shkruar Bejta.