Rruga e Negrocit e shkatërruar, kjo është gjendja e saj (Foto)

Rruga kryesore e fshatit Negroc të Drenasit është në gjendje të keqe.

Gropat dhe qarja e asfaltit ka bërë që banorët e këtij fshati të kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e Komunës për rregullimin e saj.

Ata për “DrenicaOnline” kanë kërkuar nga zyrtarët kompetent që të dalin në terren dhe ta shohin nga afër se në çfarë gjendje ndodhet rruga.

Kjo rrugë e cila është rreth 4 km nga Arllati deri në Vuçak është shtruar shumë vite më parë dhe më nuk ka pas mirëmbajtje.

Rreth një muaj më parë, një familje nga Negroci me vetiniciativë i kishte mbushur gropat me rërë për të mundësuar kalimin e veturave./DrenicaOnline/

Se në çfarë gjendje ndodhet rruga, shiheni fotot e mëposhtme:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë