Lulzim Peci: Kosova ta tërheqë nga Ankaraja ambasadorin e saj

Analisti, Lulzim Peci ka reaguar menjëherë pas kërcënimeve që Erdogan ia bëri Haradinajt për shkarkimin e Flamur Sefajt dhe Driton Gashit.
Erdogan tha se “kosovarët do të kërkojnë llogari nga Haradinaj”, që sipas tij po i mbron “terroristët”.
E ish-ambasadori Peci, ka shkruar në facebook se tani Kosova duhet ta tërheq nga Ankaraja ambasadorin e saj.
“Pas kësaj deklarate te Erdoganit ndaj Kryeministrit te Kosovës, Qeveria duhet ta tërheq ne konsultime Ambasadorin tone ne Ankara dhe se paku t’i dërgoj demarsh ambasadores turke ne Prishtine. Uji i Watergate po nxehet”, ka shkruar Peci