Kjo është deklarata e plotë ku Erdogan sulmon Haradinajn (Video)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn pasi ky i fundit shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e AKI-së.

Këto shkarkime erdhën pasi gjashtë gylenistë u dëbuan për në Turqi. Me këtë rast Erdogan është shprehur i ashpër ndaj Ramush Haradinajt duke thënë se populli i Kosovës do të ja japë përgjigjen e merituar.

Kjo është deklarata e plotë e Erdoganit:

Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë