Policia jep detaje për vdekjen e sotme në Skenderaj

Është vetëvrarë një person në Skenderaj, kështu duke u hedhur nga kati i 7-të i ndërtesës.

Lajmin për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Skenderaj e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti.

Kjo ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Skenderaj, mirëpo Policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Dyshimet janë se ai është hedhur nga një kat i lartë i banesës, mirëpo shkaqet ende nuk dihen”, ka thënë Zahiti.

Ai, gjithashtu, ka konfirmuar se viktima është 77 vjeç, me iniciale B.TH.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë