Përfundimi takimi i liderëve, Veseli tregon se çka u bisedua

Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së Kadri Veseli, pas takimit ka thënë se është bërë gabim dhe se do të merren masa të mëtutjeshme për rastin se si u deportuan gjashtë shtetasit e Turqisë nga Kosova.

Veseli ka siguruar qytetarët se një gjë e tillë nuk do të ndodh, shkruan Indeksonline.

I pari i Kuvendit është shprehur se ka defekte brenda institucioneve, prandaj është bërë gabimi i djeshëm.

“Mesazhi i gjithë në është ky: Ka pas defekte brenda institucioneve që kanë zbrazëti mbi të cilin ka ndodh edhe gabimi i djeshëm. Unë dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës në emër të koalicionit qeverisës dhe institucioneve të vendit, nuk do të ndodh më një gjë e tillë, ka qenë gabim dhe nuk do të ndodh më asnjëherë. Kjo është e dëshmshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi duke marr masa dhe do t’i shkojmë deri në fund të kësaj. Kjo është një gabim, që më nuk do të ndodh. Gjërat e tilla më në Kosovë nuk do të ndodhin” ka thënë Veseli.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë