Acarohen raportet Thaçi-Veseli

Objektet e institucioneve nuk u kanë mjaftuar liderëve kosovarë për një takim shumë të rëndësishëm.
Larg zyrave, shefat e shtetit u mblodhën në një lokal në Prishtinë për të diskutuar ngjarjet një ditë pas depërtimit të depërtimit të 6 shtetasve turq.
Ky takim që ka zgjatë me orë të tëra, është përcjellë me një debat të ashpër mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ky e fundit, siç mëson T7 e ka akuzuar presidentin si përgjegjës për aksionin e policisë, por Thaçi ka mohuar të ketë dhënë urdhër AKI-së për depërtimin e shtetasve turq.