Skenderaj, vetura godet një fëmijë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kopiliq të Skenderajt, një fëmijë është goditur nga një veturë.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar (fëmijë).

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë