Ja kush është kjo femër që sot u shpallë qytetare nderi e Komunës së Drenasit

Kontesha Walburga Habsburg Douglas është shpalluu “Qytetare nderi” e Komunës së Drenasit, nga Asambleja komunale e Drenasit, me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për kombin shqiptar, paraqitjen e gjendjes së shqiptarëve në ish Jugosllavi, përkrahjen e çlirimit të Kosovës dhe shpalljen e saj të pavarur.

Kontesha ka ofruar mbështetjen pa rezervë për shtetësinë e Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në agjendat integruese euro-atlantike.

Ky është njoftimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci për këtë çmim:

E falënderoj Asamblenë komunale për përkrahjen e propozimit tim që Kontesha Walburga Habsburg Douglas, të shpallet “Qytetare nderi”, e komunës së Drenasit.

Kontesha Walburga Habsburg Douglas, shpallet “Qytetare nderi” e Komunës së Drenasit, nga Asambleja komunale e Drenasit, me motivacion:

Për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për kombin shqiptar, paraqitjen e gjendjes së shqiptarëve në ish Jugosllavi, përkrahjen e çlirimit të Kosovës dhe shpalljen e saj të pavarur.

Kontesha ka ofruar mbështetjen pa rezervë për shtetësinë e Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në agjendat integruese euro-atlantike.

Personalitetin e saj të fuqishëm ndërkombëtar, nga Familja e shquar mbretërore e Habsburgëve, e vuri në shërbim të çështjes shqiptare në Ballkan, si bija e politikanit të shquar Otto von Habsburg.

Kontesha Walburga Habsburg Douglas ka përkrahur dhe përkrah fuqishëm të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur e sovran, shtet të lirë dhe demokratik, me vlera integruese euro-atlantike.

Sot, Kontesha Walburga Habsburg Douglas, është shpall “Qytetare nderi” të Drenasit nga Asambleja komunale e Drenasit, për kontributin e shquar për çështjen shqiptare në Ballkan, pavarësinë e Kosovës, respektimin dhe ngritjen e reputacionit të Luftës tonë çlirimtare si dhe promovimin e vlerave të Drenasit, Drenicës dhe Kosovës në botë.

Kjo është një biografi e shkurtër e Konteshës Walburga Habsburg Douglas:

Kontesha Habsburg Douglas (e lindur më 1958) është veprimtare dhe politikane suedeze, e lindur në Gjermani, e cila shërbeu si anëtare e Parlamentit të Suedisë, nga Partia Moderate, nga viti 2006 deri në 2014.

Kontesha është nënkryetare e Bashkimit Paneuropian dhe anëtare e bordit të Institutit për Krimet e Komunizmit.
Ajo është një e bija e Otto von Habsburg, princi i fundit i kurorës së Austro-Hungarisë dhe mbesa e perandorit Karlit të I-rë të Austrisë.

Një nga titujt e saj është: Princeshë e Austrisë. Në Suedi ajo ligjërisht mban titullin Kontesha Douglas nga Skenninge, gruaja e kontit Archibald Douglas, anëtar i degës suedeze të shtëpisë fisnike skoceze, Familja Douglas, pasardhës i Mareshalit Robert Douglas, Kontit Skenninge.

Në vitin 1973, ajo themeloi Rininë Paneuropiane në Gjermani dhe ishte kryetare e saj në Bavari dhe zëvendëskryetare në nivel kombëtar.

Ishte Kryesuese e delegacionit parlamentar suedez në OSBE në vitin 2006.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë