Gani Bytyçi jep donacion një autoambulancë për Drenasin


Kryetari i Komunës së Drenasit, të enjten ka pritur në takim Gani Bytyçin nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, me vendqëndrim në Norvegji i cili i ka konfirmuar kryetarit se do sjellë një automjet për shërbime të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas dhe një tjetër për QKMF-në në Skenderaj.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar mërgimtarin Bytyçi për këtë ndihmë që i ka ofruar QKMF-së së Drenasit dhe të Skenderajt dhe ka thënë se mërgata shqiptare çdo herë ka ndihmuar vendin dhe ka kontribuar për të mirën e qytetarëve.

Kujtojmë që kjo autoambulancë është e dyta gjatë një periudhe brenda gjashtë muajve që i dhurohet QKMF-së në Drenas, po ashtu nga mërgimtarët që jetojnë e veprojnë jashtë vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë