Therja me thikë e nxënësve në Drenas, Policia jep detaje


Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh për media ka bërë të ditur se dje në orën 13 e 20 minuta, në Stacionin e Autobusëve në Drenas janë therur me thikë tre nxënës nga tre të dyshuar, po ashtu nxënës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht tri viktima meshkuj K/Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë.

“Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga mjeti i mprehtë dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë