Përkujtohet masakra e Izbicës


Në përkujtim të 19-vjetorit të masakrës së Izbicës, Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal, znj. Fatbardha Haliti, drejtorë komunal, zv/ministrin për punë dhe mirëqenie sociale, z. Abdyl Imeri, asamblistë bënë homazhe pranë lapidarit të varrezave në Izbicë si dhe vendosën nga një lule për secilin varr.

Poashtu, Kryetari Jashari, për të bërë homazhe pranë lapidarit të varrezave i shoqëroi edhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, si dhe këshilltarin e kryeministrit, Jahja Lluka.

Në përkujtim të kësaj masakre, u mbajt edhe një manifestim përkujtimor.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin, Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, përfaqësues të Familjes Jashari, z. Rifat Jashari, kryetari kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, përfaqësues të nivelit qendror, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, FSK-së, si dhe shumë qytetarë.

Në këtë manifestim, të pranishmëve iu drejtua me një fjal rasti edhe, Kryetari, z. Bekim Jashari. Poshtu teatri i qytetit kishte përgatitur disa monologe të cilat i shfaqen gjatë këtij manifestimi përkujtimor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë