Tre nxënës të plagosur me thika në Drenas, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:30, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, policia ka hasur në persona të lënduar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.

Burimet e DrenicaOnline brenda Policisë kanë thënë se viktimat e therur me thikë janë nxënës nga fshatrat e Drenasit.

Viktima janë identifikuar: F.D, 17-vjeç, A.D 19-vjeç dhe D.G-16 vjeç, të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Policia thotë se në kuadër të veprimeve të saj policia ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore dhe pak çaste pasi ka ndodhë rasti, policia ka arrit të identifikoj dhe arrestoj personat e dyshuar: L.H, 19 vjeç, Q. H 16 vjeç dhe F.Xh, 17 vjeç
të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë