Isa Xhemajlaj mbrëmë ishte në Mitrovicë përkrahë Policisë së Kosovës
Zv.ministri i Punëve të Brendëshme, Isa Xhemajlaj, mbrëmë në orët e vona të natës ka qëndruar së bashku me pjestarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ai ka shprehur falenderim për Policinë e Kosovës që janë të gatshëm që në çdo kohë t’i ofrojnë siguri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Xhemajlaj ka vlersuar lart gadishmërinë, profesionalizimin dhe diciplinën që ka treguar gjatë aksionit të djeshëm Policia e Kosovës.


