Zhduket kosovari në Francë, pasi u lirua nga burgu nuk u lajmërua më (Foto)

Ka më shumë se një muaj që një qytetar i Kosovës është zhdukur në Francë.

Arlind Elezi, është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij nga data 8 shkurt, raporton Magazina.al

29 vjeçari, ishte liruar më 8 shkurt nga burgu “Fleury Merogy” në Paris dhe nga ajo ditë nuk është lajmëruar më tek familjarët e tij.

Familjarët që përmes rrjeteve sociale po kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij, thonë se ata nuk janë lajmëruar nga autoritet franceze për lirimin e Arlindit.


                                          (Burgu “Fleury Merogy” në Paris nga i cili u lirua Arlindi)
I riu që ka lindur në Shkup por që ka dokumenta kosovare, gjatë qëndrimit në Francë disa herë është shtrirë në siptailin psikiatrik në qytetin Annecy të Francës, raporton Magazina.al

Për rastin e zhdukjes së tij, janë informuar edhe autoritetet franceze por deri tani s’ka asnjë gjurmë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë