Për ditëlindjen e saj, iu bën dhuratë Jasharëve

Poetja Emine Imeri, tashmë e njohur edhe nga monologu i saj “Rrëfimi i dëshmitares”që i bëri me lot të gjithë publikun në “Natën e Zjarreve”, dhe sigurisht që edhe ishte më e përfolura e asaj nate, si Ylli që shndriti mbi sheshin “Adem Jashari” me interpretimin e mrekullueshëm, menjëherë pasi zbriti nga skena e Epopesë së UÇK-së, filloj t’i mbledh vargjet e saj dhe i botoi pikërisht për në ditën e ditëlindjes së saj, pra për 27Mars.
Poetja deshi që këtë libër t’ua bëj dhuratë Jasharëve dhe mbarë shqiptarëve që e duan librin.
Eminja si duket më e lumtur dhe më krenare është kur dhuron sesa kur pranon dhurata, këtë e ka dëshmuar me qindra herë përmes veprave humaniste.
Mbi të gjitha, ajo e do vlerën dhe aspak nuk joshet nga fama, prandaj mbetet një shpirt i bukur human, sepse sikur librin e saj të parë, po ashtu edhe këtë të dytin e dhuron falas për dashamirët e saj.
Kjo artiste drenicase, me 27 Mars nuk e feston vetëm ditëlindjen, por edhe 20 vjetorin e karrierës së saj artistike, datë në të cilën i bën dy promovime; atë të videoklipit “Rrëfimi i dëshmitares” dhe librit të saj “Marsi i ditëlindjeve” kushtuar Familjes Jashari.
Promovimi mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, pra me datë 27 Mars në orën 14:00
Të gjithë ju që jeni të pasionuar pas leximit, librin e poetes do ta keni rastin ta merrni falas ditën e promovimit të tij.