Lekaj: Ramush Haradinaj ishte pjesë e vendimit për arrestimin e Gjuriq

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se është kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili ka qenë pjesë e vendimit për arrestimin e Marko Gjuriq sot në veri të Mitrovicës.
Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaka treguar se në vendimin për arrestimin e Gjuriq në Kosovë ka marrë pjesë edhe shefi i ekzekutivit.
“Po sa i përket vendimeve qeveria merr vendime dhe në ketë drejtim edhe z.Haradinaj ka marrë vendim”, tha Lekaj në emisionin Pressing në T7.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u arrestua pasi hyri pa leje në Kosovë.