Këto janë kushtet sanitare në QKMF-në e Drenasit (Foto)

Drejtoresha e Inspeksionit, Aurora Berisha së bashku me U.D. Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumturije Kiqina vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, me ç’rast u takuan me Drejtorin e QKMF-së, Arbër Ismaili, të cilit ia dorëzuan raportin e përgjithshëm të kushteve sanitare.
Në takim u diskutua rreth gjendjes paraprake dhe asaj aktuale të kushteve sanitare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” dhe qendrat tjera shëndetësore, si dhe u propozuan masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e kushteve sanitare.
Rekomandimet u mirëpriten nga Drejtori Ismaili, i cili tashmë prezantoi fillimin e përmirësimit të kushteve sanitare nëpër Institucionet Shëndetësore në Drenas.
Gjithashtu falënderoi Drejtoreshën Berisha për rekomandimet e ofruara dhe njëherit pohoi që do të jetë bashkëpunues me inspektorët komunal./DrenicaOnline/