Drenas, mbahet marshi sensibilizues kundër TBC-së

Ekipa e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas së bashku me stafin për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional dhe me stafin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për nderë të Ditës Botërore të Tuberkulozit (TBC), ka mbajtur një marsh në sheshin e qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas.

Qëllimi i kësaj fushate ndërgjegjësuese ishte edukimi dhe promovimi shëndetësor i qytetarëve lidhur me sëmundjen e tuberkulozit dhe masat parandaluese. Gjithashtu gjatë marshit u dhanë këshilla edukuese për masat parandaluese nga profesionistë shëndetësor dhe u shpërndanë broshura titulluar “Mbrohu nga tuberkulozi”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë