Qytetarët, mllef për taksën e Ramës

Lajmi se Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një taksë jashtëzakonisht të shtrenjtë në Rrugën e Kombit, ka ngjallur reagime të qytetarëve të Kosovës.

Ata kanë akuzuar Tiranën se me këtë veprim, është duke i detyruar kosovarët që mos t’i vizitojnë qytetet shqiptare sikurse deri më tash.

Reagime të një pas njëshme nga shqiptarët: Taksë e lartë!

Vendimi për taksen e rrugës së Kombit, ka nxitur menjëherë reagime të shqiptarëve.

Qytetarët e zgjodhën rrjetin social Facebook t’i shprehin mospajtimet e tyre lidhur me këtë pagesë.

Të ndarë ndaj këtij vendimi, qytetarët nga Kosova ndihen të frustruar pse duhet të paguhet një çmim kaq i lartë për vendin të cilin e kanë shtëpi të dytë.

Edhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën se taksa e imponuar rrugore në “Rrugën e Kombit” është e papranueshme për shqiptarët në të dy anët.

Të paktën dhjetë euro duhet t’i rezervoni për taksën rrugore nëse vendosni të shkoni me veturë nga Kosova në Shqipëri. Kaq para duhet të paguani dy drejtimet nëse kaloni nëpër autostradën e ndërtuar në kohën kur Shqipëria udhëhiqej nga Sali Berisha.

Mirëpo këtë vendim të qeverisë Rama, Sali Berisha e ka quajtur skandal.

“Vendosja e tarifës rrugore sidomos për kosovarët, të cilët dërgojnë deri në 300 milionë euro në vit në Shqipëri, është skandaloze.” – ka thënë Berisha.

Ai mes tjerash këtë pagesë e quan “taksa ‘Edvin’”, dhe thotë se kryeministri Edi Rama është turpi i kombit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë