Kjo ngjarje do të ndodhë nesër në Drenas

Për nderë të Ditës Botërore të Tuberkulozit (TBC), Ekipa e Qendres Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas së bashku me stafin për zhvillim të vazhdueshëm profesional, të hënën, më datën 26.03.2018, duke filluar nga ora 12:30 do të organizoj një marsh në sheshin e qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas.
Qëllimi i kësaj fushate ndërgjegjësuese është edukimi dhe promovimi shëndetësor i qytetarëve lidhur me sëmundjen e tuberkulozit dhe masat parandaluese.
Andaj Komuna e Drenasit i fton të gjithë qytetarët e saj që dëshirojnë t’i bashkëngjiten këtij marshi vetëdijësues./DrenicaOnline/