Drenica nderon Dukagjinin


Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari së bashku me kryetarin Lladrovci, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku vizituan Familjen Haradinaj dhe morën pjesë në shënimin e “Epopesë së Dukagjinit”.

Para 20 vitesh, në marsin e legjendave, Gllogjani do të bëhej fortesa e pamposhtur e lirisë e çlirimit.

“Epopeja e Dukagjinit do të vijonte traditën më të ndritur të krenarisë kombëtare pas legjendës së Prekazit, duke ia shtuar faqeve të historisë tonë të re, shembuj të papërsëritshëm në histori. Lavdi jetës e veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, thanë dy kryetarët e Drenicës, Jashari e Lladrovci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë